2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ibrahimi: Nuk janë kompensuar dëmet as të vërshimeve të vitit të kaluar

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi thotë se nuk janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit të sivjetmë, e madje as ato të vërshimeve të vitit të kaluar.

“Jo vetëm për vërshimet e muajit janar, por nuk janë kompensuar dëmet edhe të vërshimeve nga viti i kaluar. Kam qenë në kontakt me kryetarë të cilët kanë pësuar edhe dëme nga viti i kaluar dhe bujqit e atyre komunave nuk kanë përfituar ende asgjë. Prej muajit janar, tash jemi në fund të korrikut, nuk ka vendim të nivelit qendror për kompensimin e dëmeve. Por kjo është sinqerisht për keqardhje”, ka thënë Ibrahimi në InfoNata në Tëvë 1.

Ibrahimi thotë se dëmet janë dhjetëra milionëshe, kurse ka biznese që janë mbyllur sepse për shkak të vërshimeve ato janë dëmtuar dhe pronari nuk ka mjete ta rifillojë biznesin.

“Ka biznese të cilat janë mbyllur për shkak të vërshimeve sepse një familjar i ka investuar ato mjete që i ka pasë në një biznes familjar, kanë ndodhur vërshimet dhe ai tash nuk ka mjete financiare për ta rifilluar biznesin. Për këtë arsye është Qeveria që t’i ndihmojë popullatës në këto raste. Këto fenomene nuk kanë mundur t’i ndalin komunat sepse janë fenomene natyrore. Komuna e Skënderajt ka me dhjetëra miliona euro, e Podujevës 2-3 milionë euro, e Mitrovicës mbi 15 milionë. Janë me dhjetëra miliona euro në pyetje. I marrin vendimet në Kuvendet Komunale në afat rekord…Listat janë dërguar në nivelin qendror dhe ata e kanë përgjegjësinë edhe ligjore që të veprojë”, tha Ibrahimi.

Ai shton se nëse Qeveria nuk është në gjendje ta ushtrojë atë kompetencë, duhet ta delegojë.

“Në të kundërtën, nëse nuk jeni në gjendje që ta ushtroni atë kompetencë, delegone. Këtë po e kërkojmë edhe ne si Asociacion. Formojeni një fond emergjent për komuna, të jenë mjetet financiare aty dhe në rast të këtyre fenomeneve të intervenohet menjëherë”, shtoi Ibrahimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit