10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Ibrahimi: Kurti e ka shansin historik ta mbyllë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

- Advertisement -

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka mundësinë historike në përfundimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar se Kosova të gjitha pengesat në arenën ndërkombëtare i ka si pasojë e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

“Mendoj se Kurti e ka shansin historik që ta mbyllë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. E ka një mandat shumë të qartë nga populli i Kosovës, i cili e ka votuar me mbi 50 përqind. Duhet të ketë një qasje proaktive konstruktive, ta marrë seriozisht punën e dialogut si dhe ta bëjë prioritet”.

“Dialogu është prioritet, pasi të gjitha ngecjet që i ka Kosova në arenën ndërkombëtare janë për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë. Prandaj, duhet ta heqim nga agjenda këtë, të mos e bëjmë si një barrë që po e bëjmë gjithmonë më shumë jofunksionale, andaj e ka shansin historik dhe Kurti ta shohë këtë si një shans të tillë, ta çojë përpara dhe ta rrumbullakësojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Ibrahimi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit