11.9 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Ibrahimi: Komunat do të ballafaqohen me shumë probleme në vitin e ardhshëm

- Advertisement -

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shumica e kryetarëve të komunave shprehin zhgënjim për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

“Shumica absolute e kryetarëve janë shumë të zhgënjer me ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi është shprehur se në vitin e ardhshëm komunat do të ballafaqohen me shumë probleme.

“E kemi…e Gjykatës Supreme e cila nëse zbatohet në plotni do të ia marrë komunave mbi 26 milion euro nga buxhetet e tyre, drejtpërdrejt nga projektet për investimet kapitale”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Ibrahimi ka shtuar se ka shumë komuna që nuk u është ndarë fare buxheti për vitin e ardhshëm, përfshirë këtu Ferizajn, Lipjanin e Gjakovën.

“Ka komuna që do të kenë zero projekte të reja. Me dhjetëra projekte, komunat dërgojnë tek niveli qendror sepse 22.6 për qind e buxhetit total të Republikës së Kosovës ndahet për komunat, aty hynë pagat, meditjet, subvencionet e të tjerë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

Të fundit