26.5 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Ibrahimi: Gjakderdhja financiare ndodhi në këtë qeveri – vetëm për procedura përmbarimore komunat u dëmtuan mbi 60 milionë euro

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin është diskutuar për pasojat ekonomike si rrjedhojë e ngërçit politik.

Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se ky katërvjeçar i qeverisë Kurti është përcjellë me mungesë bashkëpunimi qeveri–komuna.

Komunat, sipas tij, kanë realizuar më pak investime kapitale për shkak të një problemi të pazgjidhur me qeverinë për kontratën kolektive, ku vetëm për 9 muaj nga proceset gjyqësore, kryesisht për shkak të kontratës kolektive, komunave përmbaruesit iu kanë marrë mbi 73.5 milionë euro.

“Vetëm për këta 9 muaj nga kategoria e investimeve kapitale komunave iu kanë marrë mbi 40 milionë euro, që do të thotë 40 milionë euro më pak për projekte kapitale. Në total, për katër vjet komunave përmes proceseve gjyqësore iu kanë marrë mbi 236 milionë euro, prej tyre 27% e totalit janë vetëm për procedura përmbarimore. Kjo është gjakderdhje e pastër financiare, kështu nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe fatkeqësisht askush nuk është duke u marrë për ta parandaluar”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij, problem mbetet moskonstituimi i institucioneve, ku si pasojë e këtyre vonesave në janar mund të mbesim pa buxhet e rrjedhimisht pa investime, pa paga.

Të ngjashme

Të fundit