23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Ibrahimi: Dyert e fabrikave po mbyllen, shkak një vendim i paarsyeshëm nga zyrat e ftohta të pushtetit

- Advertisement -

 

Analisti Ilir Ibrahimi, ka reaguar lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë.

Ibrahimi tha se mbeti pa fjalë pasi e mori lajmin se një mik i tij do ta mbyllë fabrikën, shkaku i ZRrE-së.

Ai tha se kjo nuk është vetëm krizë ekonomike, por theksoi se kjo është krizë e ndërgjegjes.

“Aty ku dikur kishte shpresë, sot ka heshtje. Aty ku kishte prodhim, sot ka dry. Dhe më e dhimbshmja nga të gjitha – aty ku kishte marrëdhënie, besim, bashkëpunim – sot ka lotë të fshehur dhe punëtorë që kthehen në shtëpi me duar bosh”, tha Ibrahimi.

“Sot po mbyllen dyert e fabrikave që dikur gumëzhinin nga puna. Jo për shkak të dështimit, jo për mungesë vizioni apo për mungesë përkushtimi – por për shkak të një vendimi të paarsyeshëm, të marrë në zyrat e ftohta të pushtetit, larg realitetit të biznesit dhe larg njerëzve që mbajnë gjallë këtë vend”, theksoi ai.

 

 

Të ngjashme

Të fundit