23.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Ibrahimi: Bizneseve do t’u vijnë fatura mbi 1 milion euro nga tatimi në pronë në 2026

- Advertisement -

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në emisionin Start Up në RTV21, ka ngritur shqetësime lidhur me ndikimin e rritjes së tatimit në pronë, sidomos ndaj bizneseve.

Ai theksoi se sipas analizave të bëra nga Asociacioni, disa biznese do të përballen me fatura mbi një milion euro në vitin 2026, gjë që mund të çojë në mbyllje të tyre dhe largim të punëtorëve.

“Në vitin 2026 ka biznese tona që në bazë të analizave që i kemi bo si Asociacion me letra krejt del që kanë me pranuar faktuarën e tatimit në pronë mbi një milion euro dhe çfarë inkurajimi bënë niveli qendror kur vendosë këto standarde për biznese te cilat pastaj problem do të jetë zinxhirë do të mbyllen, do t’i largojnë njerëzit prej punës do të thotë këto rrethana ne i kemi marrë parasysh i kemi bo vërejte ndaj nivelit qendror, mirëpo ato kanë has në vesh të shurdhër, niveli qendror nuk dëshiron me e ndie fare për nivelin lokal’’, tha Ibrahimi.

Të ngjashme

Të fundit