Analisti politik, Ilir Ibrahimi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli ndër të tjera për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ai u shpreh se bizneset s’mund të mbijetojnë me 250 për qind rritje të çmimit të rrymës.
“E shkatërron biznesin, pra 1 mijë e 300 biznese të Kosovës i shkatërron, nuk mund të mbijetojnë me 250 për qind rritje të çmimit të energjisë elektrike, të rralla janë ato biznese”.
“Ne i patëm 300 biznese aty, asnjëri nuk doli të thotë se unë do të mund ta përballojë një gjë të tillë”, u shpreh tutje ai.