Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se asnjë projekt i komunave nuk është pranuar në ligjin për buxhetin për vitin 2024.
“Nuk ka ndodhur kurrë që në mes leximit të parë dhe të dytë të projektbuxhetit për Republikën e Kosovës të mos pranohet asnjë projekt nga komunat. Tash, asnjë projekt nuk është pranuar”, deklaroi ai.
Mes tjerash Ibrahimi në emisionin Rubikon tregoi një arsye që sipas tij i detyron kryetarët e komunave të trokasin në dyert e ministrive.
“Vetëm 22.4 për qind e buxhetit total të Republikës së Kosovës ndahet për nivelin lokal, 77.6 (për qind) mbesin në nivel qendror. Dhe nuk kanë çare kryetarët e komunave pa trokit në dyert e ministrive sepse paret janë në nivelin qendror”.