26.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Ibrahimi: Albin Kurtin mund ta shohim në listën e zezë të ShBA-së, ku është Milorad Dodiku

- Advertisement -

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me disa shtete të tjera aleate të Kosovës, morën përsipër shumë detyrime kur u shpall pavarësia e vendit.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka pohuar se po bëhet një gabim i madh që po harrohet ajo që ShBA-ja ka bërë për Kosovën ndër vite.

Kështu ai u shpreh teksa fliste për vendimin e fundit të ShBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik.

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe aleatët perëndimorë, kanë marrë detyrime ndaj vendeve të tjera të botës, të cilat jo domosdoshmërisht e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës. Kanë marrë detyrime ndaj botës, duke thënë se ‘këto detyrime që po i merr Kosova, ne ju qëndrojmë pas dhe jemi një lloj dorëzani ndaj tyre, dhe Kosova duhet të shpallë pavarësinë’. Kemi qenë në ato ditë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur kemi pasur një aktivitet diplomatik të udhëhequr nga ShBA-ja për të siguruar më shumë njohje, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur një numër të madh njohjesh.”

“Këtu po bëjmë gabimin e madh, sepse po harrojmë dhe po mendojmë që Kosova është bërë sot, dhe nuk ka asnjë realitet që e ka sjellë realitetin që po e shohim sot. Pra, viti 2008, diskutimet e Vjenës, Plani i Ahtisaarit dhe shumë gjëra të tjera. Ne nuk jemi duke i shkelur detyrimet tona, ne po e vëmë ShBA-në në pozitë që t’i shkelë detyrimet e veta. Këtë, ShBA-të nuk e falin, sepse nuk mund të dalin si një shtet që nuk i mban premtimet e veta, i shtyrë nga një vend i vogël si Kosova”, tha Ibrahimi

Ibrahimi gjithashtu tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të futet në Listën e Zezë të ShBA-së.

“Duhet vënë në pah se në dy apo tri deklaratat e fundit kemi një identifikim të qartë të fajtorit kryesor të këtyre veprimeve, thuhet se Albin Kurti po e rrezikon këtë stabilitet. Në administratën Biden kemi pasur një urdhër ekzekutiv që vendos kërcënime me sanksione ndaj personave që kërcënojnë paqen në rajon dhe që nuk i zbatojnë marrëveshjet e arritura ndërkombëtare. Druaj se, me këto deklarata, mund ta shohim zotëri Albin Kurtin në Listën e Zezë, aty ku është Millorad Dodik, për shkak të veprimeve të fundit, theksoi Ibrahimi. /KlanKosova.tv

*

Të ngjashme

Të fundit