Ibrahim Tatlises shpërthen ndaj të birit nga spitali: Nuk e dua dhe nuk e fal

- Advertisement -
Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, ka bërë deklarata të forta ndaj djalit të tij, Ahmet Tatlises, nga shtrati i spitalit ku po trajtohet para një ndërhyrjeje në fshikëzën e tëmthit.

Përmes një mesazhi zanor të dërguar në emisionin e Ece Erken, artisti ka ngritur akuza dhe ka shprehur hapur zemërimin e tij.

“Nuk e dua, nuk do ta dua dhe nuk do ta fal. Nuk do t’i fal as të drejtat e mia”, është shprehur Tatlises, duke e akuzuar të birin se shfaqet pranë tij vetëm kur ka kamera dhe vëmendje mediatike. Ai ka pretenduar gjithashtu se Ahmet po tenton të marrë kujdestarinë e tij.

 Ahmet Tatlies

Sipas medieve turke, në deklaratat e tij, këngëtari ka folur edhe për çështje financiare, duke thënë se i kishte dhënë të birit disa biznese në të kaluarën, por sipas tij ato kanë dështuar.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe mosmarrjen e disa përfitimeve nga shitjet e pronave, duke theksuar thellimin e konfliktit familjar.

Në fund, Tatlises ka dhënë edhe një përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke treguar se ndodhet në spital për shkak të problemeve me fshikëzën e tëmthit dhe se pritet t’i nënshtrohet operacionit.

Ai ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe ka kërkuar që lajmi t’u përcillet të afërmve të tij.

Të ngjashme

Të fundit