Këngëtari 70 vjeçar që në muajin gusht i shpëtoi vdekjes pas një aksidenti, Ibrahim Tatlises ka njoftuar se është ndarë nga gruaja e tij.
Ibrahimi vitin e kaluar kishte bërë publike martesën e tij me Gülçin Karakaya e cila ësht 43 vite më e re, por si duket çifit tashmë i kanë dhënë fund romancës.
Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimi ka shkruar se po mendon të martohet sërish.
“U divorcuam nga gruaja! Po mendoj të gjej një shtëpi të bukur me kopsht dhe të martohem sërish”, ka shkruar Ibrahimi.
Kujtojmë se Ibrahimi është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı dhe Gulden Tatlı. İbrahimi ka 9 nipër e mbesa.
Ibrahimi ka qenë i kurorëzuar me Perihan Savaş, Adalet Durak, Melek Zubeyde, Derya Tuna, Asena dhe Ayşegül Yıldız.