17.7 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e VV-së për koalicion

- Advertisement -

Nuredin Ibishi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit ka thënë se refuziminqë LDK i bëri Vetëvendosjes për koalicion partia humbi një shansë të mirë për të marrë një pozitë të mirë në qeverisje.

“Oferta është refuzuar, në politikë nuk duhet thënë asnjëherë jo dhe qëndrojë në atë pozicion .Po sigurisht… nuk ka inate, ka thënë ashtu, kështu. Mendoj që LDK ka pas një shans të mirë me marrë një pozicionim të mirë në bashkëqeverisje dhe me zgjedh situatën”, ka thënë Ibishi në “InfoNata” në Tëvë1.

Ibishi, ka folur edhe për krizën në Kuvend, ka thënë se kërkesa e opozitës që Vetëvendosje të ndërrojë propozimin për kryetar Kuvendit është lojë.

“Është çështje e partisë, e drejtë e saj ta propozoj kandidaten. S’munden tash partia ose individë ta kundërshtojë për çështje të caktuara. Kjo kërkesa për ndërrim të kandidatit është sistem i lojës. Dyshoj që edhe nëse e qesin kandidatin tjetër që e votojnë”, ka thënë Ibishi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit