8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ibishi: S’përjashtohet mundësia e sulmeve si ai i 24 shtatorit por e pamundur lufta me pushtim territoresh

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, nuk e përjashton mundësinë e sulmeve të ngjashme si ai i 24 shtatorit në Banjskë por një luftë me pushtim territoresh, e konsideron të pamundur. Ibishi ka deklaruar se ky fakt bazohet në prezencën e madhe të forcave të armatosura ndërkombëtare.

Ibishi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është duke ndjekur rrugën e presidenti rus Putin, duke krijuar tensione në Kosovë.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë të ndodhin raste të njëjta, të them një sulm hibrid apo çfarë ka bërë dikur Putin e tash po benë Vuçiq, është duke u munduar të bëjë në Kosovë, pra si akti terrorist i 24 shtatorit. Një luftë të them apo një invadim në Kosovë në kuptimin e pushtimit të pjesës së territorit të Kosovës, apo Kosovës mendoj që nuk është e mundur mu për shkak të prezencës së edhe të forcave të armatosura të ndërkombëtareve që janë KFOR, por edhe pjesës substanciale e NATO-së që po ngrit kapacitete në Kosovë. Por edhe vetë sektorit të sigurisë në Kosovë, Policisë së Kosovës edhe FSK-së”, ka thënë Ibishi.

Ibishi ka apeluar më shumë kujdes në përkufizimin e deklaratave që bëjnë zyrtarët shtetëror në lidhje më situatën e sigurisë në vend. Ai ka shtuar se Kosova mund të përballet me sulme hibride marr parasysh tensionet që është duke u munduar që të nxisë Serbia në vendin tonë.

“Mendoj duhet lidershipi ynë të jetë me i kujdesshëm në aspektin e përkufizimeve apo deklaratave të caktuara nga se ato po ndjellin kështu vëmendje edhe te mediave. Edhe pse nuk po dihet saktësisht a është gabimi i mediumit të Ukrainës, gazetari që e ka botuar atë artikull në atë përkufizim si luftë apo konflikt, apo ndonjë sulm si  të them me të relativizuar ashtu. Si do që të jetë kujdes duhet të ketë sepse kjo po nxitë një reagim, një bujë në krejt tjetër në krahasim më atë që mund të ndodh. Sulmet, lufta hibride apo të them sulmet çfarë kanë ndodhur në të kaluarën në Kosovë sikur që është rasti i 24 shtatorit, akoma janë potencialisht të mundshme, por jo edhe një luftë e hapur apo konvencionalë në kuptim edhe mese dy shteteve apo edhe rajonale, ngase janë ndërmarr të gjitha masat që të mos ndodh. Realiteti është se Serbia po nxit tensione edhe realisht sulme sikur që ishte rasti i 24 shtatorit”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit