6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Ibishi: Posti i kryeministrit do të jetë “mollë sherri” për formimin e qeverisë së re

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi ka deklaruar se posti i kryeministrit do të jetë një ‘mollë sherri” për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë Ibishi vlerëson se në këtë drejtim do të arrihet ndonjë kompromis.

“Mes dëshirave dhe mundësive ka diferencë. Natyrisht që mollë sherri do të jetë posti i kryeministrit. Po flas për këto koalicionet prej dy partive të forta të opozitës. Ato janë lidhur me kusht pra do të hyjnë në koalicion me kusht që do t’iu ipet posti i kryeministrit. Mendoj që në këtë drejtim ndoshta do të bëhet ndonjë kompromis”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkaq për qëndrimin e LDK-së se nuk hyn në koalicion me VV-në nëse nuk e ka postin e kryeministrit, Ibishi ka thënë se ky qëndrim mund të thyhet sikur hera tjera.

“Natyrisht që secili e kërkon hisen apo pjesën e vet që e kushtëzon atë mundësi për hyrje në koalicion. Por mendoj që bisedimet do të sjellin rezultat. Në politikë asnjëherë nuk thuhet jo. Qëndrimi i LDK-së ndër vite është thyer edhe mund të thyhet sërish. Mund të ketë koalicion mes LDK-së dhe VV-së edhe eventualisht PDK-së dhe VV-së krejt varet prej pazarit politik”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit