Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë lidhur me vrasjen e policit Lika në Kaçanik ka thënë se është një krim i rëndë.
Ai ka thënë se policia ka vepruar shpejt me proces të zbulimit.
“Ata e kanë pas qysh më herët të targetuem këta dy kryerës apo një kryerës me një bashkëkryes, por kanë pritur nga ajo që këta janë të ndërlidhur me një grup siç dyshohet të strukturuar, të organizuar të grupit ekstremist ku kanë përcjellur dhe kanë ardhur deri te një arrestim prej shtatë personave”, ka thënë Ibishi në FIVE në RTV Dukagjini.
Ai tutje ka thënë se mund të jetë strategji e grupit ekstremist që një i mitur ta kryej aktin e vrasjes.
“Kjo është përzgjedhur mu i mituri që të jetë kryerësi sipas dyshimeve, indicioneve të para nga ajo që u deklarua sot”, ka thënë ai.
Ibishi ka thënë se institucionet e Kosovës kanë punuar pak me parandalim edhe pse ka shumë strategji të ndryshme të parandalimit të këtyre rasteve.
“Mos ndëshkimi i krimit i inkurajon kryerësit apo të fillojnë edhe një organizim edhe më të organizuar”, ka thënë Ibishi duke shtuar se policia e kryen në shumë raste detyrën me shumë zell por gjykatat lirojnë me shumë lehtësi rastet.