0.5 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Ibishi: Deklaratat e Kurtit për sulmin në Ibër-Lepenc, politike

- Advertisement -

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar deklaratë politike deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Millan Radoiçiq ka dhënë urdhrin për kryerje të sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor, ndërsa shteti i Serbisë ka përgjegjësi për financim.

Megjithatë Ibishi ka thënë se deklaratat e Kurtit mund të kenë një bazë nga të dhënat që ai mund t’i ketë marrë nga institucionet e sigurisë por edhe nga hetimet.

“Duke qenë se jam profesionist në këtë drejtim unë nuk dua të flas në aspektin politik, këto janë deklarata politike, por që me siguri kanë një bazë ndoshta që kryeministri Kurt ii ka nga të dhënat ku i merr nga sektori i sigurisë por edhe nga hetimet. Por mendoj që është herët të determinohet se kush është përgjegjës por realiteti është në bazë të praktikës së deritashme tregohet saktësisht urdhër dhënësi vjen çdo herë nga kreu politik dhe funksional i një vendi fqinj Serbisë pra nga Vuqiqi nëpërmjet institucioneve të sigurisë edhe i furnizimit edhe i përgatitjeve por njëkohësisht edhe mbështetja logjistike”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1.

I pyetur se si lexohet fakti që 14 sulme kanë ndodhur në veri të Mitrovicës brenda një viti Ibishi ka thënë se ‘kur krimi nuk dënohet ai çdo herë ka tentativë të përsëritet’.

“Kur krimi nuk dënohet ai çdo herë ka tentativë të përsëritet apo të bëhet dukuri. Fatkeqësisht institucionet ndërkombëtare sidomos Bashkimi Evropian pak kanë ndërmarrë në raport me Serbinë që t’i ndalojë këto veprime. Është ndërmarrë nga KFOR-i nga ShBA-të por shumë pak nga BE që direkt ti qasen Serbisë se nga Serbia vijnë gjitha këto përgatitje, pra kjo është një luftë hibride që Vuçiqi e zhvillon jo vetëm ndaj Kosovës por edhe në Bosnjë-Hercegovinë”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Millan Radoiçiq ka dhënë urdhrin për kryerje të sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor, ndërsa shteti i Serbisë ka përgjegjësi për financim, planifikim dhe logjistikën e sulmit, që ka pasur synim rrezikimin e sigurisë kombëtare.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se këto deklarata i bazon në të dhënat e inteligjencës dhe autoriteteve të sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit