21.7 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Ia vranë nënën, motrat dhe 20 anëtarë të familjes, Deliu-Kodra e prezanton të mbijetuarin e masakrës së Abrisë

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka postuar një fotografi me të mbijetuarin e masakrës së Abrisë, Albert Deliu, i cili ishte vetëm dy vjeç.

Ajo ka bërë me dije Albertit forcat serbe ia vranë nënë, motrat dhe 20 anëtarë tjerë të familjes.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar për ëndrrat e Alberit.

“Albert Deliu ishte vetëm dy vjeç atë mëngjes të trishtë të 26 shtatorit që u përgjak nga vrasja e nënës, motrave dhe 20 anëtarëve të tjerë të familjes, nga kriminelët serbë. Ishte shumë i vogël, por mbi krahët e njomë prej fëmije mbante peshën e rëndë të tragjedisë. Tashmë 26 vite më pas, i pjekur nga koha, nga e kaluara, nga sfidat, nga mungesat, por edhe nga ambiciet, synimet e ëndrrat, Alberti shquhet si testament i gjallë i qëndrueshmërisë, shpresës dhe dashurisë. Të tillë pata fatin ta njoh, si student në Fakultetin e Arteve, ku shquhej për përkushtimin, seriozitetin dhe modestinë”, ka shkruar ajo, duke tregua se sa herë e takon Albertin përfshihet nga amocionet e veçanta.

“Është e vështirë të ulesh me të pa u përfshier nga një valë emocionesh – një përzierje trishtimi për humbjen e patregueshme që mbart dhe admirimi për rrugën që ka zgjedhur. Pavarësisht gjithçkaje që ka duruar, optimizmi i tij është ngjitës dhe rrezatues. Në çdo fjalë që ai thotë, dëgjon jehonën e ëndrrave të parealizuara të familjes së tij, por edhe një vullnet sfidues për të jetuar për ta. Ai qesh jo veç për veten e tij, por edhe për motrat, jeta dhe ëndrrat e të cilave u prenë padrejtësisht në gjysmë. Çdo hap që ai hedh është një akt përkushtimi ndaj kujtimit të familjes – si premtim i heshtur për t’i bërë ata krenarë. Udhëtimi i Albertit është një himn fuqie, i mbajtur mbi krahët e shpresës, ashtu sikurse edhe fanella që kishte veshur sot, duke prekur butësisht zemrat e të gjithë atyre që kanë fatin ta njohin atë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit