Është arrestuarn një person në Gjilan, pasi i njëjti përmes përdorimit të forcës, ia kishte vjedhur çantën e krahut një gruaje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka bërë të ditur sre janë gjetur dëshmi relevante për rastin.
“Me 02.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 01.11.2025 përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.






