Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Skenderaj.
Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar pasi një burrë është ankuar se i kanë plagosur qenin.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie.
“PËRDORIM I ARMËS/ARMËMBAJTJE PA LEJE Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kanë plagosur qenin e ankuesit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.