5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ia përplasi kokën: Kate Greville rrëfehet se si e dhunoi i fejuari – Kërkonte marrëdhënie seksuale gjithë kohës…

- Advertisement -

Detaje të reja tronditëse dalin në dritë në lidhje me dhunën që ka ushtruar një nga njerëzit më të dashur të futbollit në Manchester dhe Uells, Ryan Giggs. Dalëngadalë miti i figurës së dashur po bie dhe po del në sipërfaqe ajo e një njeriu të dhunshëm që me gjestet e tij po eklipson edhe famën.

Ish-mesfushori që po gjykohet për dhunë ndaj ish të fejuarës Kate Greville, akuzohet se i ka përplasur kokën 38-vjeçares, e cila rrëfen në gjyq se goditja ishte shumë e fortë dhe çarja e madhe aq sa mund të nuhaste edhe erën e gjakut të saj.

Mediat britanike zbardhin një pjesë të dëshmisë së saj që vijon si më poshtë;

“Isha e shokuar, nuk arrija ta kuptoja se çfarë po ndodhte por kur gjaku më rrodhi në fytyrë ndjeva erën dhe shijen e tij”.

Përpara se t’i përplaste kokën, 38-vjeçarja po mblidhte plaçkat për t’u larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së të fejuarit dhe faktit që ai kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale gjatë gjithë kohës.

“Nuk e kisha parë asnjëherë më parë kaq shumë të zemëruar edhe pse nuk ishte hera e parë që grindeshim. Në 1 nëntor të vitit 2020 kur më sulmoi, ishte ndryshe nga herët e tjera sepse e kuptova që këtë herë donte të më bënte shumë keq”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit