Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka vënë në dyshim autorsinë e postimit të Albulena Mehmetit, nënkryetares së bordit të RTK-së, duke sugjeruar se mund të jetë shkruar nga Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i Mehmetit është shpërndarë nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Zv. Kryesueses së Bordit të RTK-së, ia paska shkrujtë Dejona një status. Dhe shiheni ku ia kanë shpërnda, për me marrë likes më shumë! Në grupe të militantëve t’VV!-së … mos i vet, se t’kallxojnë vetë”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se nënkryetarja e Bordit të Televizionit Publik të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti, ka sulmuar Besnik Boletinin dhe Arta Berishën pas dorëheqjes së tyre nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit, teksa nuk u distancua nga lajmi i rremë i Slobodna Bosna-s, i publikuar më pas nga RTK pa asnjë verifikim.