Home Sport Ia pa sherrin humbjes nga Shqipëria, Federata polake shkarkon Fernardo Santosin

Ia pa sherrin humbjes nga Shqipëria, Federata polake shkarkon Fernardo Santosin

0
Ia pa sherrin humbjes nga Shqipëria, Federata polake shkarkon Fernardo Santosin
Poland's head coach Fernando Santos during press conference before UEFA EURO 2024 qualifiers in Warsaw, Poland on August 31, 2023. (Photo by Foto Olimpik/NurPhoto via Getty Images)

Nuk reziston më shumë se 24 orë pas humbjes së Tiranës trajneri Fernando Santos në stolin e Polonisë. Tekniku portugez i Polonisë është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.

5 ndeshje nga të cilat 3 humbje dhe 2 fitore dhe vendi i katërt në grupin E të eliminatorëve të Euro 2024 kanë shtyrë drejtuesit e federatës polake të marrin vendimin ekstrem menjëherë pasi Santos shkeli në Varshavë pas ndeshjes me Shqipërinë.

Pas disfatës 2-0 në “Arenën Kombëtare”, Polonia  i komplikoi shumë pozitat ne grupin E ku ka zbritur në vendin e katërt dhe tashmë duhet të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të synuar evropianin e Gjermanisë.

Exit mobile version