Faqja e Luiz Ejllit në Instagram u bë e ditur pak më parë se u bllokua, ku kishte mbi 600 mijë ndjekës.
Në lidhje me këtë një reagim u bë nga partnerja e tij, Kiara Tito, e cila ishte e ashpër në postimin në InstaStory.
“Prandaj nuk bëhet ky vend se fusim gjithmonë hundër në punët e tjetrit. Lëreni rehat njerëzit në jetën e tyre”, u shpreh ajo.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 vazhdoi: “Edhe diçka, nuk është që fitoni ndonjë gjë, se aq herë sa do tentoni ta mbyllni, aq herë do rihapet”.
Rastin duket se fituesi e Big Brother e paraqiti në polici, ku edhe tani e ka rikthyer faqen.
Artisti shkodran shfaqet në një video duke thënë se personat që e kanë bërë këtë janë identifikuar.
“Personat janë identifikuar, kjo do të jetë herë e fundit që ndodh kjo. Për të gjithë informacionet tjera drejtohuni në Prokurori”, thekson këngëtari.
Kjo nuk është hera e parë që faqja e Luizit në internet bie pre e sulmeve kibernetike.