Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Mitrovicën Jugore.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari pas një mosmarrëveshje, ia kishte mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar gruan dhe fëmijët e saj të hyjnë brenda.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jugu 02.02.2024, 14:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mos marrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ia kishte mbyll derën e shtëpisë dhe nuk i ka lejuar atë me fëmijët e saj të hyjnë brenda. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.