1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ia marrin 200 mijë frang duke e shantazhuar se do të ia dëmtojnë nderin, arrestohen dy shtetas maqedonas

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan së bashku me Policinë e Kosovës, ka arrestuar dy shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të veprës penale “Shantazhi”.

Përmes një komunikate për media shtohet se dy të dyshuarit me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore kanë kanosur një banorë të Gjilanit duke ia marrë shumë prej 200,000 franga zvicerane.

Komunikata e plotë:

Arrestohen dy shtetas te Republikës te Maqedonisë së Veriut për shkak të veprës penale Shantazhi

Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkepunim me Policinë e Kosovës- NJHK ne Gjilan, pas marrjes se informacionit se personat e dyshuar S.P. dhe M.S. shtetas te Maqedonise se Veriut,  me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë kanosur të dëmtuarin M.S. banorë i Gjilanit se do të zbulojnë diç në lidhje me të, që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tij, në atë mënyrë që e detyrojnë të njejtin të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij , duke ia marr shumën prej 200,000 Franga Zvicerane.

Prokurori I shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmerr veprime hetimore dhe sot më date 22.07.2022,  rreth ores 20:10, te njejtit janë arrestuar në flagrance duke pranuar shumën prej 6,000 euro, dhe  me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gilan, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykaten kompetente. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit