31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Ia kërkoi 21 mijë euro personit që kishte luajtur para tri viteve bixhoz me 9 mijë euro, arrestohet

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në Suharekë një person të dyshuar për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Detyrimi”.

Një person ka raportuar se para tri viteve ka luajtur bixhoz me nënë mijë euro ndërsa tani i dyshuari ka kërkuar 21 mijë euro.

“Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai deklaron se para tri viteve ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth nëntë mije euro, ndërsa i dyshuari tani i kërkon rreth njëzet e një mije euro dhe vazhdimisht e ka kanosur dhe detyruar ankuesin për kthimin e borxhit. Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë.”

Të ngjashme

Të fundit