Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Duke pasur mijëra ndjekës, ajo ka qenë shpesh caku i shumë kompanive të ndryshme, nën dëshirën për t’u bërë fytyra promovuese e tyre.
Kundër kësaj së fundi një kompani ka shfrytëzuar pamjen e saj pa miratimin e artistes Matoshi.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/04/adrianamatoshi_277795309_162954596159889_5518841413741153118_n.jpg)
E, kundrejt këtij keqpërdorimi, vet aktorja dhe deputetja ka bërë një reagim mjaft të ashpër në InstaStory.
“Pa kokrrën e marres e marrin fytyrën tënde dhe bëjnë reklamë, fitoni edhe ndonjë ditë, e një ditë tjetër keni me i rënë pishman”, shkroi Matoshi në InstraStory.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2022/04/adrianamatoshi-2022-04-15-15_46_42.jpg)
Imazhi i aktores ishte keqpërdorur nga një kompani produktesh kozmetike, e cila me të parë reagimin e saj, e kanë fshirë më pas atë.
Adriana përndryshe ka qenë mjaft e përfolur kohëve të fundit në mediat rozë, veçanërisht pas zhvillimeve në jetën e saj private.