“Ia kam dalë shumë mirë”, rrëfimi i Ludos nga hyrja deri te finalja e BBVK 4 (VIDEO)

- Advertisement -

Finalisti i tretë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ka dhënë intervistën e parë pas Post Big Brother, për emisionin “Ora Shtatë”.

Ai tha se java e parë pas përfundimit të rrugëtimit në BBVK, ishte shumë e vështirë.

Sa i përket lojës dhe strategjisë së Ludos në shtëpinë më të famshme në vend, ai tha se lojën e tij e ka ndihmuar shumë eksperienca nga jashtë.

Ai tregoi edhe për fjalët dhe mbështetjen që mori nga familja e tij.

“Vajzat nuk flasin shqip, por e kishin kuptuar shumë mirë lojën time. Madje edhe shoqet e tyre kishin qenë fanse të mia, ku i kishin thënë vajzës se ‘babanë e ke si luan’”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai tha se me Benitën ka kontaktet më të mira jashtë Big Brother, si dhe me Edin e Londrimin.

Të ngjashme

Të fundit