Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë fjalën në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Derisa po përshëndeste të pranishmit në mbledhje, ministri Peci e quajti “homolege”, homologen e tij nga Shqipëria, Frida Krifca.
Ai në fjalimin e tij përshëndeti dy kryeministrat dhe të gjithë ministrat e tjerë pjesëmarrës në këtë mbledhje.
Peci ka shtuar se është një nder të jetë pjesë e mbledhjes së tetë të dy qeverive, duke folur edhe për sigurinë e ushqimit në vend dhe në botë.
“Siguria ushqimore është sot krye temë jo vetëm në rajon por e3dhe në gjithë globin. Shkëputja e furnizimit me impute bujqësore qoftë nga pandemia apo sot nga zhvillimet dhe lufta vështirësojnë punën e fermerëve tani mirëpo është edhe një mundësi e mirë që të kyqen në zinxhirin shkëputur dhe të krijojnë mundësi të reja për eksport në tregun rajonal dhe botëror”, ka thënë ministri i Bujqësisë.