Shtëpia e Big Brother VIP vazhdon të prodhojë momente komike dhe situata ku banorët kapen mat brenda pak sekondash. Këtë herë, vëmendja ishte te një bisedë në oborr mes Shëndritit dhe Juelës, e cila mori një kthesë të papritur falë një kurthi inteligjent. Gjithçka nisi kur Shëndriti vendosi të testojë njohuritë e saj, duke e pyetur me shumë seriozitet se çfarë është saktësisht holografia. Në përpjekje për t’u përgjigjur pa u menduar dy herë, Juela e ngatërroi plotësisht konceptin, duke e lidhur fjalën teknologjike me haluçinacionet.
Por, Shëndriti nuk e la me kaq. Për ta futur edhe më thellë në kurth, ai deklaroi me bindje të plotë se holografia ka qenë një trend masiv i përdorur në sfilatat e modës gjatë vitit 2025.
Duke qenë se Juela pretendon se e njeh mirë industrinë dhe e ka pasion modën, kjo deklaratë e vuri menjëherë në mendime, duke u përpjekur ta lidhte këtë fakt të rremë me gjërat që kishte parë. Pasi e pa që e hutoi mjaftueshëm, Shëndriti nuk mbajti dot më dhe e pranoi hapur para të gjithëve: “Rrejta, rrejta, ia futa kot”.
Ai konfirmoi se i gjithë detaji i sfilatave ishte thjesht një shpikje e momentit për ta vendosur atë në një pozitë të vështirë dhe për të parë reagimin e saj. Ky pranim i papritur dhe i gjithë skenari absurd bënë që Mateo të mos e kontrollonte dot veten. Ai shpërtheu në të qeshura të forta, duke u shtrirë pas në karrigen e tij, dhe e ktheu këtë bisedë në një nga momentet më gazmore të ditës. Në fund, u vërtetua qartë se në atë shtëpi nuk mund t’i besosh askujt, sidomos kur flitet për terma që nuk i ke dëgjuar ndonjëherë.






