8.5 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Ia dorëzoi detyrën Pecit, Hamza: Nuk do t’i kërcënoj komunat, do të punoj me to

- Advertisement -

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së dhe kandidat i kësaj partie për kryeministër, thotë se ia uroi detyrën Faton Pecit sepse ‘gjithmonë do të jetë për Mitrovicën”.

Jemi taku dhe jemi përgatit për mënyrën e pranim dorëzimit të detyrës. Si qytetar i Mitrovicës dhe ku kam qejf me pasë projekte të mira, asnjë pengesë nuk kam pasë në raport me veten që duke i respektu protokollet ta pres kryetarin e ri dhe t’ia uroj detyrën. Për Mitrovicën gjithonë jam aty, në cfarëdo pozite që jam” , – tha Hamza në Pressing.

Ai tha se nuk do të jetë kryeministër që ‘kërcënon komunat’ ashtu siç bëri Kurti.

“Kur të jem kryeministër, do ta pres atë dhe krejt kryetarët e komunave, jo me i kërcënu kryetarët e komunave që komunat të cilat nuk më votojnë, nuk i pres, nuk iu ndajmë fonde”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit