25.6 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

“Ia dha peshqeshin ma të mirin Listës Serbe – viktimizimin, nuk e kanë idenë e mbajtjes së shtetit, rrezikimit, për veprime elektorale”, Doarsa Kica për VV-në

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë në “Pressing”  të T7 se Lëvizja Vetëvendosja ia dha Listës Serbe atë që e donte; kartën e viktimizimit.

Ajo ka thënë se Kosova përmes zbatimit të Kushtetutës zbatonte garancitë e dhëna.

E tash, thotë Kica-Xhelili për qëllime elektorale, LVV “realizonte fitore të përkohshme me pasoja afatgjate”.

Ajo thotë se këtë po e bën për qëllime elektorale.

“Çfarë ndodhi para këtyre zgjedhjeve dhe Listës Serbe është se nuk do ta them qëllimshëm apo jo, e kam edhe një konkluzë për këtë; ia dha peshqeshin më të mirë Listës Serbe, viktimizimin – atë që vazhdimisht jemi treguar që mos t’ia japim, duke treguar që garancitë që iu kemi dhënë në 1999  e 2008 i mbajmë. Ato garanca kanë qenë respektimi i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë ajo. /Gazeta Express

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU

Të ngjashme

Të fundit