26.1 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

“Ia dalim edhe pa Amerikën”, Sejdiu: Kjo qasje e pushtetit është problem shumë i madh

- Advertisement -

Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar ashpër qasjen e pushtetit aktual se Kosova mund t’ia dalë edhe pa përkrahjen e ShBA-së.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sejdiu tha se siguria e vendit është e lidhur drejtpërdrejt me interesimin amerikan për ta ofruar atë.

“Tjetër çka është ky diskursi kontaminues e toksik që e kemi ndërtuar tash e sa vjet në diskutimet tona, dhe tash u bë goxha e parëndësishme se çka thotë Amerika, sepse tash e ngojna çka thotë kryeministri dhe i ngojna këta kundër kryeministrit, por realiteti është i thjeshtë: siguria jonë varet kryekëput nga interesimi i Amerikës për të na e ofruar atë”, u shpreh ai.

Sipas Sejdiut, deklarimet e disa deputetëve të pushtetit tregojnë mungesë përvoje dhe rrezikojnë raportet me partnerin kryesor të Kosovës.

“Ka të bëjë me naivitetin e deputetëve të partisë në pushtet në deklarim. Se ata edhe mund të mendojnë kështu, kanë të drejtë të mendojnë. Krejt këta që deklarohen në mbrojtje të një situate çfarë jemi, pas asaj deklarate për shtyp të Ambasadës, mendoj që në rastin më të mirë janë naivë, e në rastin më të keq mund të flasim për një situatë më të rëndë”, tha ai.

Tutje, Sejdiu e quajti problematike idenë që Kosova të shihet si e barabartë me Serbinë në raport me ShBA-në.

“Është problem që një deputet i Kuvendit të thotë, ‘mos t’ua nin, kapnu ju me Amerikën se na qëndrojmë, i rrimë karshi Amerikës edhe ia dalim kësaj pune’. Kjo është problem. Problemi numër dy është kur dikush ta lidh fatin e këtij vendi me fatin e Serbisë. Me dalë deputeti i Republikës e me thanë, Serbia s’qenka në Dialog Strategjik e pra edhe na mos me kanë, s’ka lidhje. Bile ma mirë! Edhe ky është një problem shumë i madh”, përfundoi Sejdiu.

 

Të ngjashme

Të fundit