6.3 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

I vrau 10 afro-amerikanë në një supermarket, i riu dënohet me burgim të përjetshëm

- Advertisement -

Payton Gendron, u dënua me burgim të përjetshëm.

I riu në maj të 2022-tës kishte vrarë 10 afro-amerikanë në një supermarket në Buffalo të New York-ut.

Gendron u deklarua fajtor në muajin nëntor për veprat e kryera, duke u akuzuar kështu për vrasje dhe terrorizëm në familje të motivuar nga urrejtja.

Gjyqtarja Susan Eagan, tha se nuk do të ketë mëshirë në këtë rast.

“Nuk mund të ketë mëshirë për ju, asnjë mirëkuptim, asnjë shans të dytë. Nuk do ta shihni më kurrë dritën e ditës si një njeri i lirë”, tha ajo.

Në seancën kur i riu u shpall fajtorë, folën edhe familjarët e viktimave.

Ata ndan kujtimet e më të dashurve duke dënuar racizmin.

19-vjeçari u dënua gjithashtu me 25 vjet për secilën nga tre akuzat për tentim vrasjeje, e një tjetër me 15 vjet për armë, shkruan mediat ndërkombëtare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit