6.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

“I vetmi sulm që…”, Livia komenton pas daljes nga BBV deklaratat e Mevlanit

- Advertisement -

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Livia Brunga.

Ish-banorja e këtij edicioni, u eliminua nga loja të martën duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ajo bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Pak javë më parë në emisionin “Ndryshe” të Top Albania Radio me Salsano Rrapi dhe Elona Duron ka qenë i ftuar ish-partneri i Livias, Mevlan Shaba, ku historia e tyre e dashurisë është komentuar shumë në rrjet.

Në BBV, kjo ngjarje e shkuar mes tyre, është përmendur disa herë për shkak të disa dinamikave që kanë ndodhur. Kjo ka bërë që në këtë intervistë, ai të shprehej më shumë rreth të vërtetës së raportit të tyre, teksa Livia ka qenë brenda lojës. Si e komenton ajo këto deklarata të tij tani që i ka dëgjuar?

E kam parë, por që është hera e parë që po e dëgjoj pak më shumë me vëmendje se kam qenë shumë e ngarkuar sapo dola nga Big Brother. Atëherë, atë që unë mund të them dhe po kuptoj, unë tani do kryqëzoj pak veten sepse unë kam dalë me një reagim shumë të fortë ndaj Mevlanit, edhe e kam bërë në një moment kur ai ishte në një shtëpi ku ai nuk mund të më jepte një përgjigje drejtpëdrejtë, por arsyet janë shumë të qarta. Besoj është kuptuar nga rrugëtimi im në Big Brother, nga ky mesazh dhe besoj se nuk ka nevojë për shpjegime më të thella sepse do të ishte pak një goditje ndaj njerëzve që deri diku nuk kanë faj dhe nuk është e drejtë.

Më tej, ajo shtoi:

Sot Mevlani është në një pozitë ku po merr shumë fyerje. Është gjykuar të paktën dhe e kuptoj nevojën e tij që të shpjegohet që të paktën është thjesht një djalë që do dikë dhe nuk është fajtor për faktin që do dikë që nuk arrin të merret vesh, nuk kemi arritur të merremi vesh, edhe kam tentuar të paktën të ecja përpara, por në mënyrën më të gabuar sepse gjërat nuk bëhen me forcë. Kur ti ke një ndjenjë zemra mund të shërohet dhe ti të ecësh përpara. Unë mendoj që ai mesazh ka qenë suportues sepse ai e ka parë shumë mirë sulmin që më është bërë vazhdimisht sepse i vetmi sulm që mund të më bënin ishte ky.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit