24.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

“I vetmi lojtar që ka shantazhuar e ka nxitur përçarje fetare dhe kombëtare”, Arsida tregon arsyet pse sipas saj Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4

- Advertisement -

Finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4” po afron me shpejtësi dhe tensionet janë në kulm, jo vetëm mes banorëve, por edhe jashtë shtëpisë.

Ish-banorja e këtij edicioni, Arsida Cepja, ka ndezur debatet në rrjetet sociale me deklaratat e saj të forta kundër një prej finalistëve më të përfolur – Gjesti.

Në një reagim të gjatë, Arsida ka ndarë tri arsye thelbësore pse, sipas saj, Gjesti nuk duhet ta fitojë këtë edicion. Ajo e nis me theksimin se opinioni i saj është thjesht mendim personal: “Është mendimi im, nuk po e dekretoj një ligj në parlament që ju prek të gjithëve, kështu që po e them siç e mendoj unë”.

Arsida pranon se e vlerëson karakterin “solar” dhe rezistencën e Gjestit brenda shtëpisë, por, siç thotë ajo, “e kam analizuar me shumë kujdes lojën e tij”. Sipas saj, Gjesti është i vetmi banor në historinë e këtij formati që ka shantazhuar emocionalisht një vajzë derisa e ka çuar në “zaurim nervor”. Ajo e akuzon se ka trajtuar një grua si objekt dhe e ka poshtëruar publikisht, madje përmend një episod ku “i futi kokën poshtë fustanit” para gjithë shqiptarëve.

Deklarata e dytë e fortë e Arsides lidhet me çështje delikate si bashkëjetesa fetare. Ajo e akuzon Gjestin se ka promovuar përçarje fetare, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe lutje të religjioneve të ndryshme në mënyrë fyese. Kjo, sipas saj, është precedent i rrezikshëm që nuk duhet të përfaqësojë një fitues të një formati kaq të ndjekur.

Në argumentin e tretë, Arsida shprehet se Gjesti ka nxitur përçarje kombëtare dhe nuk përfaqëson aspak vlerat shqiptare. Ajo thekson: “Ai nuk e njeh fare historinë tonë, nuk i di vlerat që na bashkojnë si shqiptarë, dhe në të njëjtën gjë e ndjekin edhe fansat e tij.” Për Arsiden, dashuria për kombin, bashkëjetesa fetare dhe nderi janë vlera që duhet të përfaqësohen nga fituesi i këtij spektakli.

“Për mendimin tim, këto janë ngjyra që shkojnë përtej spektaklit dhe përtej çmimit të madh,” – thotë ajo. Edhe pse nuk e konsideron ndonjërin prej katër finalistëve si “fitues të padiskutueshëm”, ajo është e bindur për një gjë: “Të paktën, për mendimin tim, Gjesti nuk e meriton”.

Deklaratat e Arsides kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, me ndjekës që ndahen mes mbështetjes dhe kritikave ndaj komenteve të saj. Ajo mbetet një nga zërat më të drejtpërdrejtë të këtij edicioni, edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Të ngjashme

Të fundit