7.7 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

I vetmi lider potencial i LDK-së është Përparim Rama, thotë Gashi

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndodhet në një krizë të thellë lidershipi pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se aktualisht partia nuk ka një lider të qartë.

Sipas tij, i vetmi emër me potencial për ta udhëhequr LDK-në vjen nga Komuna e Prishtinës, duke iu referuar kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama.

“Sot lideri i LDK-së nuk ekziston. Ose i vetmi lider potencial i LDK-së është në komunë të Prishtinës… Potencialisht mundet me qenë. Por, edhe ai nuk është që LDK-ja mund ta absorbojë si lider të saj. Nuk është që e absorbon lehtë. Unë nuk e di kush ka me qenë lideri. Lumirin ndoshta e heqin ose mbajnë. Nuk po e di kënd do ta kenë lider”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme

Të fundit