Reperi shqiptar, Marin, ka bërë një reagim prekës për ngjarjen e trishtë që i ndodhi para disa muajsh, kur i vdiq djali pasi lindi.
Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka shkruar se mbështetjen e ka gjetur te Zoti.
”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.”
I Dërguari i Allahut tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.”, ka shkruar ai.







