Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së një foshnje.
Foshnja 7-muajshe ka vdekur sa ishte në gjumë, sipas nënës së saj, e cila e njoftoi edhe Policinë.
Tashmë kanë nisur hetimet për këtë vdekje.
“HETIM MBI VDEKJEN
Fushë Kosovë 26.07.2024 – 08:00. Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.