14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

I ulur në tokë si njeri i thjeshtë – Hajrulla Çeku kishte tentuar ta zbuste Plakollin, por pa sukses

- Advertisement -

Regjisori i njohur, Sokol Plakolli, ka protestuar sot ( e mërkurë ) pranë Qeverisë së Kosovës i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Plakolli pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs, dhe po e akuzon Albin Kurtit dhe Hajrullah Çekun për dallavere në konkurs.

Ai ka kërkuar përgjegjësi morale nga Albin Kurti, pasi siç thotë ai në fushatë i’u ka premtuar transparencë dhe mos diskriminim në bazë të bindjeve politike, kurse nga Hajrullah Ceku ka kërkuar përgjegjësi juridike.

E njejta situatë kishte ndodhur edhe para një viti. Me 24 maj 2021 regjistori Plakolli kishte nisur grevën e urisë para objektit  të MKRS-së.

Pranë tij në tokë ishte ulur për të biseduar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Pllakolli para një viti e kishte lavdëruar Çeku-n se ishte i vetmi dhe i pari që e vizitoi atë në grevë.

“Nga 5 greva sa kam realizuar deri tani Ministri Hajrulla Çeku është i pari dhe i vetmi ministër i cili në orët e para vizitoi grevën e cila filloj sot nga ora 9.00. ”, kishte shkruar Plakolli.

Por, siç duket nuk ka arritur ta zbusë artistin pasi që ai sot u rebelua përseri.

“Do të protestoj deri sa të jepesh dorëheqje ose ministri jot ose këshilli drejtues të kërkoj falje”, tha sot Plakolli.

“Personalisht mu më ka premtuar se nuk do të ketë dallavere në konkurse publike. Ju ka bë thirrje rinisë që të kthehen në Kosovë, sepse Kosova do të jetë vend i së ardhmes. Nuk mund të jetë Kosova vend i së ardhmes, përderisa vidhen pikë në konkurse publike”, tha ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Y1RYYMZxeWKd5trRtAnJn68GFqnrQv5wGPKujp51sxv9cAD1FR96itC71z9TNMYml&id=108973780550688

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit