Ishte ora 4 e 17 e mëngjesit, kur Erdemi po flinte në shtëpinë e tij në Gaziantep, në juglindje të Turqisë. Ai u shkund në gjumë, në një prej termeteve me të fuqishme që ndodhi sot, në historinë e termeteve në Turqi.
“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë, që prej 40 vjetësh të jetës time”, thotë ai për BBC.
“Ne po tundeshim dhe kjo u përsërit tri herë, ishte një lëkundje tepër e madhe”, vazhdon tutje ai.
“Njerëzit po vraponin për në vetura për të shpëtuar nga ndërtesat që po rrënoheshin. Mund ta marr me mend, se nuk ka asnjë njeri tani në Gaziantep që mund të rrijë në shtëpinë e tij”, thotë Erdem.
Mbi 100 kilometra më tej, në Adana, Nilufer Aslan me familjen e tij, mund të vdisinin si pasojë e tërmetit katastrofik që u dëgjua fuqishëm në katin e pestë të banesës së tij.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. U zhdukëm prej aty ndoshta për një minut”, thotë ai.
“[I thash familjes time] ‘ Po ndodh një tërmet, të paktën, nëse vdesim, le të vdesim të gjithë së bashku në një vend. Kjo ishte e vetmja gjë që më shkoi ndërmend”, rrëfen tutje ai.
Kur tërmeti u ndal, Aslan doli jashtë.
“Nuk mund të imagjinoja se çka po më shihnin sytë. Ndërtesat para nesh, u bënë rrafsh me tokë”, thotë ai.