26.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

I tha se do t’ia publikojë videot e fotot intime të saj nëse nuk i jep para, arrestohet një person

- Advertisement -

Një person është arrestuar nën dyshimin se e ka shantazhuar një vajzë.

Ai ka kërcënuar atë se do t’ia publikojë fotot dhe video-incizimet intime nëse nuk i jep para.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme

Të fundit