6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

I tha “po”, mësohet viti kur Barcelona do ta transferojnë Erling Haalandin

- Advertisement -

Erling Haaland është sulmuesi qendror më i mirë në botë për momentin dhe nuk ka skuadër e trajner që nuk do ta dëshironin në radhët e veta.

Barcelona planifikon transferimin e Erling Haaland, por jo tani, por pas dy viteve ka raportuar David Bernabeu i Diario Sport.

Ky është viti kur periudha presidenciale e Joan Laporta do të marrë fund. Presidenti do të dëshironte të bënte një nënshkrim të madh për të pasur një shans të mirë përpara mandatit të tretë të mundshëm në krye të Blaugranës.

2026 është gjithashtu viti kur Camp Nou i ri do të përfundojë plotësisht, kështu që ka edhe një kuptim simbolik pas ardhjes së mundshme të Haaland.

Në takimin me agjentin e norvegjezit, Deco tashmë e ka bërë të qartë se ata do të shkojnë për sulmuesin vetëm pas dy vitesh kur financat e Barçës do të jenë shumë më të shëndetshme.

I rëndësishëm është fakti se sipas gazetës Sport, ylli norvegjez i kishte thënë ‘po’ Barcelonës në vitin 2022 dhe këtë synon ta përdor klubi katalunas për ta bindur.

Marrëveshja aktuale e Haaland me Manchester Cityn skadon në vitin 2027. Thuhet se norvegjezi do të jetë në dispozicion për rreth 200 milionë euro në verën e vitit 2026.

23-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 34 paraqitje për Man City këtë sezon duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit