-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

I tha e pafytyrë dhe tradhtare, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës: Me këtë që bëre tregove se më ke xhan!

- Advertisement -

Nominimi për finalistin e Big Brother VIP 3 sipas Eglës ka ndarë më në fund shapin nga sheqeri.

E pyetur për këtë çështje, Egla tha se finalist dëshironte Romeon dhe tashmë që publiku e zgjodhi si të tillë, është e çliruar. Ndërkaq, sa i përket raporteve me Heidin, banorja u shpreh se përplasjet me të kanë filluar që herët.

Natën e suitës më vuri një peshë mbi kurriz. Kam dashur t’ma heq me dashamirësi.  Ma ka vështirësuar shumë gjënë, kam biseduar intensivisht me të një natë pas njërit nga Primet dhe e kam lënë në heshtje, duke vëzhguar Heidin në sjelljen e saj”-tha aktorja.

Nisur nga sqarimet e Eglës, Romeo e falenderoi dhe i kërkoi ndjesë publike banores për etiketimet e bëra ndaj saj si tradhtare dhe e pafytyrë duke thënë se ajo vërtetoi që e ka xhan. Nga ana tjetër, Heidi u shpreh se kjo që ndodhi nuk tregon asgjë dhe se Egla e ka provokuar në mënyrë të tmerrshme.

Ledioni: Mesazhi i fabulës së La Fonten që Egla të ka cituar shpesh gjatë këtyre 4 ditëve është se jo të gjithë ata që të bëjnë qejfin të duan dhe jo të gjithë ata që të godasin duan të të godasin. Diçka që nga ty nuk u kuptua asnjë herë, nga Heidi po ashtu.

Romeo: Mua ma ke thënë që javën e parë.

Ledioni: Egla, të komplimentoj për ruajtjen e sekretit në mënyrë fantastike. Doja të të pyesja se meraku që kishe që në fillim, a u nda shapi nga sheqeri sipas teje?

Egla: Unë jam shumë e çliruar sot, dhe po, u nda shapi nga sheqeri. Absolutisht po. Unë isha në situatën që isha me Heidin që natën e suitës më vuri një peshë mbi kurriz. Kam dashur t’ma heq me dashamirësi. Ma ka vështirësuar shumë gjënë, kam biseduar intensivisht me të një natë pas njërit nga Primet dhe e kam lënë në heshtje, duke vëzhguar Heidin në sjelljen e saj, duke akumuluar fjalët e saj, por dhe duke u munduar ta ruaj Heidin pak në kohë që të mos më shpërbëhet e gjitha këtu brenda para syve të mi.

Egla: Kur bëra nominimin, natyrisht unë nuk kisha mundësi si ta parashikoja, por kisha dëshirë që Romeo të ishte finalisti i parë dhe Heidi të ishte në nominim deri në gjysmëfinale. Kur thashë ja lë publikut në dorë që të vendosë për këtë situatë timen me Heidin, publiku mu përgjigj dhe e vlerësoj përulësisht. Më ndau shapin nga sheqeri. Unë jam e qartë.

Ledioni: Heidi, tani që di çdo copëz të pazëllit, si e sheh situatën?

Heidi: Ka më sens tani sepse do të kishte qenë një autogol i tmerrshëm që të vendosje në nominim ‘kokë më kokë’ njerëzit që ke dashur më shumë. Pak lidhen gjërat. Unë normal që nuk e dija këtë gjë dhe isha pak e mërzitur.

Egla: Ndaj të thirra lidh trurin, thërrit trurin, unë të kam mbrojtur…

Heidi: Ato ishin provokime dhe të tilla kanë qenë që natën e parë. Mund ta kishe bërë ndryshe, në momentin që nuk e di unë nuk kam çfarë të bëjë.

Ledioni: Si ka mundësi që juve që doni të rrini aty deri në finale dhe xhanëm ta fitoni këtë program, nuk keni pasur asnjëlloj dyshimi pavarësisht “ndihmave” që kanë ardhur herë pas here nga Egla, të cilat kanë qenë në mendjen e disa të tjerëve aty brenda. Juli e ka cuar nëpër mend, Erjola e ka cuar nëpër mend dhe madje është munduar ta thotë sot, Françeska gjithashtu… Pjesa tjetër, sidomos ju të dy, nuk nuhatët asgjë.

Romeo: Në momentin që je në atë situatë dhe të vjen ai nominim nuk ke mendje…

Egla: Unë mund ta shfrytëzoja atë situatë për të të nxjerrë ty…

Heidi: Për mendimin tim fare dhe kjo nuk hedh poshtë gjërat e tjera që ke bërë, kështu që mos merr superxhiro tani… Këto ditë ti vetëm ke provokuar dhe unë kam mbajtur gjuhën me dhëmbë që të mos të përgjigjesha sepse s’doja debat për “x” situata sepse ndodhesha në atë pozitë me Romeon. Ti ke provokuar gjithë kohës, ça s’ke thënë.

Egla: Unë zgjedh edhe njëherë të mos të të përgjigjem. Po pate nevojë për mua këtu më ke.

Meritoni: Tani pa keqkuptime mendoj se jeni duke bërë lojë. Duhet të gëzohesh të paktën që ky i dashuri yt, Romeo, është në finale. Në momentin që të shoh ty prapë kështu me Eglën, duke bërë këtë lloj debate, unë mendoj se jeni duke çuar njëra-tjetrën në finale. Në këtë lojë i kemi humbur nga 12 kg duke vrapuar për situata.

Romeo: Unë dua të them vetëm diçka. Dua të falenderoj Eglën, nuk e prisja pas të gjithë këtyre situatave dhe mërzisë tonë të pakuptimtë…

Romeo: Po, kështu siç e bëre më ke xhan.

Egla: Oh çfarë muzike për veshët e mi.

Romeo: Patjetër që me ke xhan, por kështu siç erdhi situata nuk kisha si ta mendoja që ishte lojë. Është absurde ta mendoja këtë.

Do doja shumë ti kërkoja një ndjesë Eglës për fjalën “tradhtare” dhe të gjitha këto që të kam thënë. Të kërkoj shumë ndjesë realisht. Nuk e di nëse ma pranon, por të kërkoj realisht shumë ndjesë dhe më vjen shumë keq.

Egla: Ta kam pranuar gjatë gjithë kohës. Të kam mbrojtur…

Romeo: Unë ndihem jo në faji, por gjithë kjo gjë më bën të ndihem keq.

Egla: Romeo, jemi këtu dhe do e flasim edhe më shumë. Faleminderit që më kërkove ndjesë.

Romeo: Kërkoj ndjesë publike, Egla nuk është “tradhtare”, “mosmirënjohëse” dhe “e pafytyrë” apo “pa karakter”. Pak më herët më kaloi jeta para syve… Faleminderit të gjithëve, ju dua.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit