Dani Carvajal ka folur për të ardhmen e tij pasi kontrata i skadon në qershor të vitit 2026.
Mbrojtësi spanjoll theksoi se sapo është rikuperuar dhe dëshira e tij e vetme është të stërvitet dhe të shijojë futbollin.
Sipas tij, klubi është plotësisht në një mendje me të.
Carvajal shtoi se për sa kohë ka harmoni mes palëve, nuk do të ketë asnjë problem.






