Sulmuesi Neymar Junior ka lënë të hapur mundësinë për të vazhduar kontratën me Santosin.
Brazilianit i skadon kontrata pas disa javëve, ndërsa ka raportime që mund të largohet nga Santosi për të shkuar te Inter Miami, aty ku do të ribashkohej me Luis Suarez e Lionel Messin.
Megjithatë, këto xhirot e fundit – Neymar ka qenë ndoshta arsyeja kryesore që Santos arriti të qëndrojë në elitën e futbollit brazilian. Anësori konfirmoi që do të vendosë ditëve të ardhshme për të ardhmen.
“Nuk e di, vërtetë nuk e di. Më duhen disa ditë, të pushoj pak e pastaj ta vendos të ardhmen time”.
“Sigurisht, prioriteti im gjithnjë është te Santosi”, tha ai.
Ndërkohë, edhe përzgjedhësi i Brazilit Carlo Ancelotti i ka kërkuar të zhvillojë sa më shumë minuta që të merr ftesë për Kupën e Botës.
Që kur Ancelotti mori drejtimin e Brazilit, ai nuk e ka ftuar Neymarin, i cili po vuante vazhdimisht nga lëndimet.






