8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

I shkaktoi lëndime në fytyrë rojes së sigurisë me thonjtë e saj të gjatë, paditet Cardi B!

- Advertisement -

Së fundmi artistja e njohur Cardi B është akuzuar se ka sulmuar një roje sigurie në një ndërtesë të zyrës mjekësore në vitin 2018, e cila dyshohet se nga pasojat viktima e sulmit është detyruar të kryejë operacione plastike. Sipas dokumentave të gjykatës të siguruara nga Radar Online, Emani Ellis pretendon se Cardi i ka shkaktuar “lëndime në fytyrë” me thonjtë e saj të gjatë dhe më pas ajo duhej të bënte një operacion plastik.

Në dosje bëhej e ditur se: “Cardi u përkul për ta goditur Ellis në fytyrë dhe trup”. 

Emani ka kërkuar dëmshpërblim për incidentin, i cili dyshohet se i ka shkaktuar lëndime, ankth dhe gjendje të rëndruar mendore. Roja gjithashtu pretendon se Cardi B ka përdorur edhe një fjalor mjaft të rëndë dhe sharje të shumta gjatë konfrontimit. Emani gjithashtu pretendoi se krijuesja e hitit “Bodak Yellow” përdori statusin e saj si e famshme për ta shkarkuar atë nga posti i saj dhe për ta penguar atë të kthehej në punë.

“Qëllimi i të pandehurës ishte që t’i shkaktonte lëndime paditëses në mënyrë që ajo të mos mund të kthehej në punë. E pandehura madje përdori statusin e saj për të pushuar paditësen nga posti i saj si roje sigurie. E pandehura me anë të kërcënimeve, shtrëngimit, frikësimit, forcës fizike, duke përfshirë sulmin, e pengoi paditësen të kthehej në punë si roje sigurie, gjë që ajo kishte të drejtë ta bënte sipas ligjit. Ky ishte një incident shumë i rëndë që ndodhi më 24 shkurt 2018”.

Për më tepër, Ellis akuzon Cardi B dhe ekipin e saj ligjor se kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të vonuar gjyqin. Kur ndodhi incidenti, Cardi B ishte shtatzënë me vajzën e saj Kulture dhe pretendon se këto veprime ishin për vetëmbrojtje. Data e gjykimit është caktuar më 31 maj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit