5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

I riu vdiq teksa po punonte në skele në katin 7, arrestohet pronari i biznesi

- Advertisement -

Të shtunën s’po punohet e s’gjendet njeri. Por një ditë më parë në një objekt banesor në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, po punonin një grup muratorësh.

Në mesin e tyre qe edhe Klodian Zogaj, i cili dyshohet se ra nga skelet e katit të 7-të e për pasojë vdiq.

Rrethanat se si i ndjeri ra nga ndërtesa ende nuk dihen veçse ekipet mjekësore e konstatuan vdekjen e tij në vendin e ngjarjes. Policia ndërkaq po e heton rastin që ndodhi rreth orës 14:50 të së premtes, e të cilin e ka iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

E trupi i pajetë i 19-vjeçarit ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit, i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë për rajonin e Prizrenit.

I ndjeri punonte në kompaninë e familjarëve të tij. Për djalin e vetëm të familjes tashmë është hapur e pamja në Lladroc të Malishevës, por për shkak të gjendjes emocionale, askush nuk pranoi të prononcohet për rastin.

Varrimi i të ndjerit u bë të shtunën në orën 17:00 në varrezat e fshatit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit