Ardit Zymberi, 19-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Vushtrri, ishte pjesë e klubit FC Mitrovica.
Klubi nëpërmjet një telegrami të ngushëllimit ka shprehur ngushëllime për familjen Zymberi dhe shoqërisë së të ndjerit.
“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë.
Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë.
Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.
Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit.
Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në njoftim.