11.3 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

I riu nga Vushtrria la Francën për t’u kthyer dhe investuar në vendlindje, i mungoi energjia elektrike

- Advertisement -

I riu nga komuna e Vushtrrisë, Arbër Kosumi, është rikthyer nga Franca për të investuar në bujqësi në vendlindjen e tij.

Ai tregon për sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar teksa me mundësi vetanake ka investuar që të bëjë mundshëm zhvillimin e një biznesi individual në një fshat ku mungon së pari rruga, e pastaj energjia elektrike.

Dashuria për vendlindjen e ka shtyrë atë për t’u kthyer në vendlindje, në kohën kur moshatarët e tij po bëjnë të kundërtën.

Një vit më parë ai u kthye nga Franca në vendin ku kishte lindur në Skoçne të Vushtrrisë, por ideja për të hapur një biznes në fshat nuk i eci aq mirë në mungesë të energjisë elektrike.

“Shtallën dhe këtë rrethojë të gjitha i kam punuar në mundësi të mia pa ndihmën e askujt, duke menduar që të bëjë një biznes të vogël, fermë e pulave apo zogjve ” thotë ai për Atv.

“Fshati ka nevojë për infrastrukturë, rruga është në gjendje jo të mirë”, thotë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit